Pjesa e parë: Franca në epërsi ndaj Gjermanisë

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 21:58
Pjesa e parë: Franca në epërsi ndaj Gjermanisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit F në Kampionatin Evropian mes Francës dhe Gjermanisë.

45 minutat e parë të zhvilluar në “Allianz Arena” u mbyllën me epërsi minimale 1:0 për “Gjelat”.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të, kur Hummels shënoi autogol.

Ndeshja ishte mjaft e mirë dhe me disa raste nga të dyja anët.

Mbetet të shihet nëse Gjermania do të rihapë sfidën, apo francezët do t’i marrin pikët e plota në Mynih.

(Kosova Sot Online)