Përfundon xhiro e parë e fazës së grupeve në Euro 2020, kjo është renditja

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 23:54
Përfundon xhiro e parë e fazës së grupeve në Euro 2020, kjo është renditja

Me ndeshjen derbi mes Francës dhe Gjermanisë ka përfunduar edhe xhiroja e parë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Francezët fituan 1:0 ndaj Gjermanisë duke e nisur mbarë Euro 2020.

Me përfundimin e xhiros së parë, ka nis të marrë formë edhe renditja e kombëtareve në grupe.

Në grupin A, Italia qysh në xhiron e parë ka krijuar diferencën me skuadrat tjera. “Azzurët” prijnë me 3 pikë, dy më shumë se Zvicra e Uellsi dhe tri më shumë se Turqia.

Në grupin B, Belgjika dhe Finlanda prijnë me nga tri pikë, kruse Danimarka dhe Rusia nuk kanë asnjë.

Në grupin C, Austria dhe Holanda e nisën me fitore dhe i prijnë grupit me nga tri pikë. Pa pikë pas xhiros së parë janë Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.


(Kosova Sot Online)