Çfarë po ndodh, alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 19:55
Çfarë po ndodh, alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër

E gjithë policia e Romës është në këmbë para ndeshjes sonte mes Italisë dhe Zvicrës.

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë ndërkohë që për pak pritet të nisë ndeshja Itali-Zvicër.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme

Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle.

Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar dhe pritet të jepen sa më parë detaje nëse është alarm i rremë për të qetësuar situatën dhe për të lejuar zhvillimin e ndeshjes siç është paraparë

(Kosova Sot Online)