Para ndeshjes, tifozët e Anglisë dhe Skocisë rrihen mes vete

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 20:48
Para ndeshjes, tifozët e Anglisë dhe Skocisë rrihen mes vete

Rivalët e vjetër takohen sërish. Anglia do të përballet me Skocinë në “Wembley” të Londrës.

Kjo ndeshje vlen për xhiron e dytë të grupit D në Kampionatin Evropian

Por, para ndeshjes, tifozët e të dyja përfaqësueseve kanë qëruar hesapet në një mënyrë tjetër.

Ata kanë filluar të rrihen mes vete rrugëve të Londrës, duke dhënë një shembull të keq.

(Kosova Sot Online)