Formacionet e mundshme: Sllovakia dhe Spanja e kanë fitoren si opsionin e vetëm

  • S.A /
  • 23 June 2021 - 09:08
Formacionet e mundshme: Sllovakia dhe Spanja e kanë fitoren si opsionin e vetëm

Sllovakia dhe Spanja zhvillojë përballjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2020, saktësisht në Grupin E.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Estadio de la Cartuja’ në Sevillë.

Për këtë sfidë, sllovakët do të jenë pa Ivan Schranz që është i lënduar dhe Denis Vavro që është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Furia e kuqe do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe kërkon vetëm tre pikë.

Në Grupin E, Suedia ka katër pikë, Sllovakia me tre, Spanja me dy dhe Polonia me një.

Formacioni i mundshëm i Sllovakisë: Dubravka; Pekarík, Satka, Skriniar, Hubocan; Kucka, Hrosovsky; Haraslin, Hamsik, Mak; Duda.

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Simon; Llorente, Laporte, Pau Torres, Alba; Pedri, Busquets, Thiago; Ferran Torres, Morata, Traore.

(Kosova Sot Online )