
Lexoni edhe:
Ish-pushtetarët duhet ta ulin kokën me turp!
Marco Verratti është duke menduar që tani për trofeun e Kampionatit Evropian. Verratti ndihet i rikuperuar plotësisht dhe gati të japë kontributin e tij, pasi luajti 90 minuta edhe në përballjen me Uellsin pak ditë më parë. Ai foli në prag të ndeshjes me Austrinë, për fazën e 1/8-ave të “Euro 2020”.
“Duhet të mendojmë për objektiva madhorë, sepse përndryshe nuk shkon larg. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi presioni është më i madh, për faktin se janë ndeshje me eliminim direkt, por duhet t’i përballojmë me të njëjtën dëshirë, entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”, u shpreh Verratti.
Ish-pushtetarët duhet ta ulin kokën me turp!Lexoni edhe:
“Locatelli ka bërë shumë mirë dhe për Mancinin është një luks kur ka shumë mundësi zgjedhjeje, pasi dihet që konkurrenca ndikon vetëm për mirë. Mendoj se Jorginho është shumë i fortë, më i miri në rolin e tij, pasi çdo futbollist që zbret në fushë në krah të tij, bën gjithmonë mirë. Jemi me fat që e kemi një futbollist të tillë”.
Verratti ishte i dëmtuar, por prapë se prapë Mancini e mori atë në Evropian dhe tashmë nuk ka asnjë shqetësim, dhe është armë shumë e fort për të arritur objektivin që në këtë Evropian, padyshim që është titulli, pasi Italia vërtetë ka ndërtuar një ekip triumfues.
(Kosova Sot Online )