Lexoni edhe:
Ish-gjyqtari i EULEX-it, dorë e zgjatur e nëntokës kriminale dhe shërbimeve të huaja
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Heshtja poshtëruese zyrtare 20 vjeçare e atyre liderëve të inkriminuar politik që qeverisën në mënyrë arbitrare me Kosovën, është shumë e turpshme, përderisa tani zërin kundër këtyre krimeve dhe kërkesën eksplicite për llogaridhënie e përgjegjësi, po e adresojnë me guxim e pa hezitim në mes të parlamentit të Serbisë, politikanët nga Kosova Lindore, duke e sfiduar publikisht edhe vet presidentin serb Vuçiq dhe kryeparlamentarin Daçiq, që të dy bashkëpërgjegjës dhe bashkëpjesëmarrës në krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë!
Nuk ka gjë më të turpshme, mospërfillës, të dhembshme dhe injoruese, se sa qëndrimi shpërfillës i ish qeverive të kriminalizuara, në mandatet e kaluara, ndaj krimeve të luftës dhe gjenocidit të Serbisë të shkaktuar në mënyrë të organizuar shtetërore ndaj shqiptarëve, nga qeveritë kriminele okupatore serbe, pjesë e të cilave ishte edhe Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq, për familjarët e të gjithë të rënët dhe viktimat e luftës në Kosovë.
Ish-gjyqtari i EULEX-it, dorë e zgjatur e nëntokës kriminale dhe shërbimeve të huajaLexoni edhe:
Mirëpo deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, i ka thënë hapur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në seancën kur ai po raportonte për dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, se shteti serb duhet të përgjigjet për krimet në Kosovë, duke ia bërë të qartë kriminelit Vuçiq edhe se ai përfundimisht duhet ta kuptojë që tanimë po negocion me vet fëmijët jetim të Kosovës së lirë, të cilëve u ishin vrarë prindërit nga okupatorët serb, madje në njërin nga raundet e radhës të dialogut, Vuçiq mund ta ketë përballë edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, e mbijetuara e masakrës së tmerrshme që forcat serbe e kryen duke shuar familjen e saj në vitet e luftës në Podujevë.
Ndaj dhe përfundimisht duhet kërkuar përgjegjësi për krimet që janë kryer nga Serbia okupatore, para mese dy dekadash në Kosovë, kur pjesë e pushtetit pushtues serb kanë qenë edhe vet kriminelët Vuçiq e Daçiqi, ndaj z. Kamberi ka thënë se publiku serb duhet ta dijë se vrasjet e popullsisë shqiptare ishin kryer nga forcat shtetërore serbe, në mënyrë të organizuara ndaj shqiptarëve të pafajshëm, prandaj gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave fyese nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog.
Organet e ndjekjes të mirren urgjentisht për dy mandatet e qeverisjes së Shpend Ahmetit Lexoni edhe:
Kështu që, tanimë është koha përfundimtare që pala Kosovare urgjentisht dhe pa asnjë vonesë të mëtejme, të mobilizohet për ta mënjanuar turpin dhe papërgjegjësinë e qeverive të mëparshme të inkriminuara, duke kompensuar kohën e humbur dhe të përgatisë dosjen e plotë të dëmeve krimeve të luftës, për ti nxjerrë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, si dhe ngritjen e padisë kundër Serbisë, për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilën qeveritë e kaluara të turpit, nuk e iniciuan as dërguan për mbi dy dekada me radhë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".