Bundesliga zbulon kalendarin për sezonin 2021/22

  • A.P /
  • 25 June 2021 - 17:33
Bundesliga zbulon kalendarin për sezonin 2021/22

Bundeliga gjermane ka zbuluar këtë të premte kalendarin për sezonin futbollsitik 2021-2022.

Edicioni i ri i kampionatit gjerman do të nisë të premten e 13 gushtit në orën 20:30 me supersifdën mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich.

Kampionët në fuqi do të kenë një transfertë të vështirë në një fushë delikate ku gjithmonë kanë hasur vështirësi. 8 sfidat e tjera të javës së parë do të luhen mes të shtunës dhe të dielës së 14 dhe 15 gushtit.

Borussia e Dortmundit do ta nisë kampionatin me sfidën ndaj Eintracht Frankfurt në Signal Iduna Park  ndërkohë që Leipzig do të luajë në transfertë përballë Mainz.

Duel i vështirë për Bochum i rikthyer në Bundesligën e parë pas shumë vitesh mungesë pasi do të sfidojë në transfertë Wolfsburg që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë edhe në grupet e Champions League ndërkohë që në transfertë do ta nisë edhe Greuther Furth përballë Shtuttgart.

Përsa i përket kalendarit në vazhdim java e 4-t premton spektakël me sfidat Leipzig-Bayern dhe Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund.  Ndërkohë klasikja e futbollit gjerman ajo mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich është në program në 5 dhjetor në Signal Iduna Park e vlefshme për javën e 14-të.

(Kosova Sot Online)