Xhaka do të na mungojë shumë, të gjithë duhet të japin tani më shumë kundër Spanjës

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 21:01
Xhaka do të na mungojë shumë, të gjithë duhet të japin tani më shumë kundër Spanjës

Spanja dhe Zvicra luajnë nesër në 18:00 në Shën Petersburg çerekfinalen e parë të Euro 2020.

Spanjollët janë favoritë për të shkuar në gjysmëfinale, por Zvicra nuk dorëzohet asnjëherë dhe këtë e vërtetuan kundër Francës.

Para ndeshjes ka folur trajneri i helvetëve, Vladimir Petkovic.

Ai kërkon fitoren ndaj Spanjës, edhe pse nuk do ta kenë të lehtë, sidomos me mungesën e liderit, Granit Xhakës.

Xhaka do të mungojë shkaku i kartonëve dhe Petkovic thotë se një lojtar i tillë zëvendësohet vetëm nëse e gjithë skuadra jep më shumë në secilin repart të fushës.

“Xhaka do të na mungojë shumë, por prej mungesës së tij pres që e gjithë skuadra të japë diçka më shumë për të plotësuar boshllëqet. Duam ta mundim Spanjën, me gjithë respektin që kemi për ta. Duhet të besojmë te triumfi dhe të ngjallim emocione të reja”, u shpreh Petkovic

(Kosova Sot Online)