Lampard: Italia e meritoi fitoren, ne duhet të jemi krenar me këtë ekip

  • S.A /
  • 12 July 2021 - 13:42
Lampard: Italia e meritoi fitoren, ne duhet të jemi krenar me këtë ekip

Italia mbrëmë u shpall kampione e Evropës. Italia mposhti Anglinë në finalen e madhe të Euro 2020, falë penalltive, shkruan GazetaBlic Sport. Ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1, kurse në penallti italianët ishin më efikas duke fituar me rezultat 3-2. 

Ish ylli anglez, Frank Lampard tha se Anglia duhet të jetë krenar me këta lojtarë që e dërguan vendin për herë të parë në finale, por anglezët duhet të pranojnë se Italia ishte më e mirë në fushë dhe e merituan fitoren. “Ne duhet t’i japim merita ekipit tonë që ka sjellur vendin tonë deri në finale dhe ishin një hap larg ëndrrës së madhe. Humbëm vetëm në penallti, por duhet të pranojmë që Italia meritonte të fitonte. Ata kontrolluan ndeshjen, nuk na lejuan të luajmë lojën tonë, ata ishin me të vërtetë të mirë. Sporti përbëhet nga finale, gëzime dhe humbje”, tha Lampard.

(Kosova Sot Online )