Zbulohet arsyeja e vërtetë që çoi në vdekjen e Maradonës

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 19:30
Zbulohet arsyeja e vërtetë që çoi në vdekjen e Maradonës

Më shumë se tre vjet pas vdekjes së tij, rrethanat e vdekjes ende nuk janë përcaktuar qartë. Diego Maradona vdiq nga një atak në zemër, siç njoftoi zëdhënësi i spitalit të mërkurën, 25 nëntor 2020.

Shkaqet e sakta të vdekjes së tij mbeten të paqarta. Tetë profesionistë shëndetësorë u paditën, të akuzuar se e lanë “El Pibe de Oro” në gjendje kritike për orë të tëra pasi shëndeti i tij u përkeqësua.

Gjyqi i tyre do të nisë më 4 qershor dhe për të vërtetuar pafajësinë e tyre është bërë një kundëranalizë.

Sipas The Sun , kjo analizë thekson se “gëlltitja e një substance toksike” mund të jetë shkaku i vdekjes së tij.

(Kosova Sot Online)