Man Utd pas Varane e Trippier

  • S.A /
  • 16 July 2021 - 16:05
Man Utd pas Varane e Trippier

Djajtë e Kuq” po planifikojnë ta përforcojnë repartin defanziv për sezonin e ardhshëm dhe po mendojnë të “peshkojnë” në Madrid

Manchester United po planifikon të përforcohet në repartin defanziv për sezonin e ardhshëm. Dhe, gjiganti britanik duket se po “peshkon” në Madrid. Në fakt, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit të Realit, Raphael Varane.

Gjithashtu, klubi nga “Old Trafford” e pëlqen edhe mbrojtësin e djathtë të Atleticos, Kieran Trippier. Të dy, Unitedit mund t’i kushtojnë rreth 80 milionë euro, raporton mediumi britanik “The Sun”

Transferimi i tyre në “Teatrin e Ëndrrave” mund të ndodh në fund të këtij muaji. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar përforcime në fazën defanzive për edicionin e ri.

(Kosova Sot Online )