Messi shkon për pushime në Miami

Messi është detyruar që të ndalet të një kafe në Miami për shkak se fansat kanë dashur që të bëjnë fotografi më të
Pasi që fitoi Copa America më 2021, Lionel Messi kaloi disa ditë në Rosario para se të largohet për t’i shijuar pushimet në Miami.
Megjithatë, argjentinasi nuk ka qenë në gjendje të pushojë për shkak të një grumbulli njerëzish që i janë vërsulur atij për të bërë foto me ta.
Messi ishte në një kafe që gjendej pranë zonës së surfingut në ditën e tij të parë. Kur dëshiron të largohet nga kafeja, një tufë njerëzisht fillojnë t’i luten argjentinasit për një foto. Messi nuk kishte opsion tjetër por që të largohet nga aty me anë të sigurimit.
(Kosova Sot Online)