“De Ligt do të bëhet më i miri në botë”

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 16:02
“De Ligt do të bëhet më i miri në botë”

Fabio Cannavaro, mbrojtësi i fundit që ka arritur të fitojë Topin e Artë, ka folur për qendërmbrojtësin më premtues sot për sot në botën e futbollit. Fjala është pët talentin e Juventusit, De Ligt.

Sipas ish futbollistit të Zonjës së Vjetër e Real Madridit, De Ligt shpejt do jetë më i miri në botë.

“De Ligt? Po të isha me të për një kafe do i thojë të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të punojë”, tha Cannavaro.

“Nga sa kam parë nga ai mund të them se është një profesionist i shkëlqyer”.

“De Ligt ka shumë për të dhënë. Më besoni: Ai është në vendin e duhur dhe do bëhet një nga më të mirët në botë”. 

(Kosova Sot Online )