Skenari i dështimit të EULEX-it është përgatitur nga spiunët e shërbimit francez në kabinetin e Hashim Thaçit!

Skenari i dështimit të EULEX-it është përgatitur nga spiunët e shërbimit francez në kabinetin e Hashim Thaçit!
Skenari i dështimit të EULEX-it është përgatitur nga spiunët e shërbimit francez në kabinetin e Hashim Thaçit!

Naim Miftari

  • 17 July 2021 - 12:47

Shkruan: ANALISTI: Naim Miftari

Sipas mendimit tim dhe informacioneve tona, misionin e EULEX por edhe UNMIK-ut, më së shumti e ka ndikuar dhe dëmtuar shërbimi sekret Francez i cili ka qenë prezent në UNMIK dhe EULEX, por edhe në zyrën e Hashim Thaçit ku agjentët sekret Francez të DGSE kanë qenë këshilltar dhe mbrojtës të Hashim Thaçit. Mos ti harrojmë gjykimet kundër Fatmir Limajt nuk janë bërë kurrë pa dëshirën e Hashim Thaçit sepse ka qenë loja e Francezëve me veriun e Kosovës të koordinuar me Beogradin dhe me vetë Hashim Thaçin.

Thotë një fjalë e vjetër se askush nuk ta pastron shtëpinë tuaj nga mbeturinat, prandaj shtëpinë tonë ne duhet ta pastrojmë vetë. Ndërsa lidhur me raportimin e Malcolm Simmons ish zyrtar i lart i EULEX- it mbi korrupsionin në këtë mision të ligjit Evropian nuk është befasi pasi të gjithë e dimë se si UNMIK-u po ashtu EULEX-i kanë qen të korruptuar dhe ka pasur staf të tyre sidomos kinse të zyrtarëve për krime të luftës, që natën dhe ditën kanë punuar kundër ish-UÇK-së, të gjithë e kemi ditur se këto misione janë misione politike dhe se janë të mbushura me njerëz të korruptuar me njerëz nga shërbimet e ndryshme sekrete ku disa nga këto shërbime kanë qenë shërbime armiqësore kundër Kosovës dhe njerëzit e tyre kanë punuar në UNMIK, OSBE, EULEX.

Por te ky raportim tash bëhet pyetje pse ky zotëria nuk e bëri këtë fenomen publik sa merrte pagë 13.400 euro në muaj dhe ishte njeriu kyç i OSBE-së? Pse z.Simmons nuk i raportoj qeverisë së Hashim Thaçit, të Isa Mustafes apo Ramush Haradinajt apo Avdullah Hotit? Pse raportoj tani para qeverisë së Albin Kurtit? Kur i sheh njeriu tani kinse reagimet e ish pushtetarëve, sidomos disa Komandantëve të UÇK që vijn nga PDK-ja të mbushet mendja se z Simmson është i nxitur të flas tani nga ndonjë avokat i ndonjërit të akuzuar që gjendet në burgun e Hagut, e qëllimi final është që përmes etiketimit të EULEX-it, tentim indirekt i zhvlerësimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe sidomos zhvlerësimit të provave që janë mbledh në kohën e UNMIK- dhe të EULEX-it, e që mundë të përdoren kundër Hashim Thaçit dhe disa personave të tjerë që janë të arrestuar në Hag, por edhe kundër disa të tjerëve që do të arrestohen së shpejti.

Sipas mendimit tim dhe informacioneve tona, misionin e EULEX por edhe UNMIK-ut, më së shumti e ka ndikuar dhe dëmtuar shërbimi sekret Francez i cili ka qenë prezent në UNMIK dhe EULEX, por edhe në zyrën e Hashim Thaçit ku agjentët sekret Francez të DGSE kanë qenë këshilltar dhe mbrojtës të Hashim Thaçit. Mos ti harrojmë gjykimet kundër Fatmir Limajt nuk janë bërë kurrë pa dëshirën e Hashim Thaçit sepse ka qenë loja e Francezëve me veriun e Kosovës të koordinuar me Beogradin dhe me vetë Hashim Thaçin.

Mos ti harrojmë gjykimet kundër Fatmir Limajt nuk janë bërë kurrë pa dëshirën e Hashim Thaçit sepse ka qenë loja e Francezëve me veriun e Kosovës të koordinuar me Beogradin dhe me vetë Hashim Thaçin. Është një prokurore britaneze që e ka thënë para shumë vitesh se si janë korruptuar drejtësia, prokuroria e gjyqtarët e EULEX- it dhe si kanë ndikuar disa ,,Francez" të shërbimit sekret në EULEX që të mos arrestohen disa zyrtar të lart të PDK-së mos harroj dy mandate si shefa të EULEX-it kanë qenë dy gjeneral Francez, ish pjesëtar të shërbimet sekret ushtarak Francez DGSE, Shërbimi sekret Francez DGSE Denjear Arnaudi, Xavier Bout de Marnhac, Yves De Karmabo, dhe Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, dhe SHIK u i ndihmuar shumë nga UDB- ja serbe janë ALFA dhe OMEGA që e dështuan dhe sabotuan misionin Evropian të ligjit EULEX- it në Kosovë.

Denjaer kishte edhe foton dhe emrin e agjentit tjetër Francez të DGSE (Pjer,Filip,Francis,Picard...) kishte shumë emra që jetonte në Kosovë (në veriun e Mitrovicës) por rrinte rregullisht në zyrë të Hashim Thaçit që detyronte prokurorët e EULEX- it mos ti arrestonin njerëzit e Prontos! Prandaj medoemos shteti jonë ta pastron gjyqësinë, policinë dhe prokurorinë nga mbeturinat komuniste dhe nga shërbimet e ndryshme sekrete nga klanet politike nga njerëzit e nëntokës.

Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të bëhet nga fillimi, nga njerëz zyrtar hetues, nga prokuror, gjyqtar të pastër e njerëz që e mbrojnë ligjin dhe e mbrojnë shtetin, dhe zyrtar që i mbrojnë faktet dhe që nuk janë sekserë të askujt në ato institucione të shenjta shtetërore. Pra VETINGU nëse bëhet si duhet, duhet të ndodh sepse nuk ka rrugë tjera. Krimet e luftës por edhe çdo krim tjetër duhet të hetohet dhe gjykohet nëse ka dëshmi dhe fakte. Nuk ka drejtësi në një shtet ku vidhet dhoma e dëshmive dhe ku faktet deformohen vidhen shkatërrohen qëllimisht nga vet “drejtësia" për të shpëtuar nga burgu X politikani apo X komandanti" nga dënimi i merituar.

Vajtimi sot i disa ish komandantëve se janë mbajtur në burg pa të drejtë nuk qëndron sepse ata e din edhe vet se UNMIK-u por edhe EULEX-i kanë qenë disa të korruptuar por që nuk kanë qenë të korruptuar të gjithë dhe se ka pasur fakte e dëshmi për ti arrestuar, pasi që është ditur shumë mirë për secilin se kush qëndron prapa X veprës penale. Plus ata që po ankohen sot le të na tregojnë kah dhe si u bënë multimilionera pas luftës, kur para luftës ishin qytetar të varfër apo ndoshta të gjithë i kanë pas ka dy tri kerre FIQA ose 101 të Zastavës, e i kanë shitur pas luftës për miliona!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".