NBA: Bucks vetëm një fitore larg titullit në NBA

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 16:47
NBA: Bucks vetëm një fitore larg titullit në NBA

Milwaukee Bucks vetëm një fitore larg historisë. Pas 50 vitesh Giannis Antetkounmpo me shokë mund të rikthejnë titullin kampion të NBA në Wisconsin.

Milwaukee Bucks bëri përmbysjen e madhe në serinë e finaleve të NBA ndaj Phoenix Suns duke fituar ndeshjen e tretë radhazi këtë herë brenda në Arizona për të marrë kryesimin 3-2 me ndeshje.

Një sukses me shifrat e ngushta 123-119 për Bucks që e nisën si mos më keq ndeshjen por arritën të përmbysnin shifrat në periodat 2 dhe 3 duke menaxhuar më pas avantazhin.

Davon Booker realizoi 40 pikë për Phoenix Suns duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i sfidës, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e skuadrës së trajnerit Monty Williams.

Në krahun tjetër u shfaq në superformë treshja Giannis Antetokounmo, Khris Middelton-Jrue Holiday. Greku i cili me një zhytje fantastike realizoi edhe koshin që vendosi fatet e takimit pak sekonda para fundit, spikati me 32 pikë 9 rebound e 6 asiste, ndërkohë Middelton shtoi 29 dhe Holiday 27 të tjera në këtë fitore të madhe të skuadrës së Mike Budenholzer.

Ndeshja nisi me Phoenix në superformë pasi ekipi vendas e mbylli periodën e parë me një rezultat të pjesshëm 37-21 në favor, diferencë që dukej se do të ruhej deri në fund, por perioda e dytë ishte vërtetë katastrofike për Suns të cilët lëshuan shumë terren me Milëaukee që realizoi 19 pikë më shumë vetëm në këtë 12-minutësh, duke shkuar në pushim në avantazhin e tre pikëve.

Edhe peridoda e tretë foli për Bucks të cilët e thelluan epërsinë në +10 në fund të këtij 12 minutësh. Në periodën e 4-t dhe atë të fundit Phoenix u përpoq të rikthehej në ndeshje por vetëm sa ngushtoi diferencën deri në -1 pikë sepse festa në fund ishte e gjitha për miqtë që ndeshjen e 6-të do ta luajnë në Wisconsin dhe do të kenë mundësinë që në rast triumfi të ngrijnë lart trofeun e kampiones së NBA.


(Kosova Sot Online)