Perez e premton rikthimin e Realit: Duam ta fitojmë Championsin
Pas rizgjedhjes në krye të Real Madridit, presidenti Florentino Perez i ri (vjetër) i falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do ta ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për sezonet e ardhshme.
“Dëshirojmë ta arrijmë Championsin e 16-të. Kjo është sfida jonë e madhe dhe do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë Real Madridin gjithnjë e më të fortë”, deklaroi Perez.
Numri një i klubit madrilen e zyrtarizoi gjithashtu rikthimin e Jose Mourinhos, i cili e drejtoi ekipin nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga figurat që e riktheu mentalitetin fitues te gjiganti spanjoll.
“Mourinho është njeriu i duhur për këtë projekt. Ai e njeh klubin, e njeh presionin e Real Madridit dhe e ka aftësinë ta ndërtojë një ekip me karakter fitues”, u shpreh tutje Perez.
Sipas presidentit madrilen, klubi do të vazhdojë të investojë për ta përforcuar skuadrën dhe për të garantuar që Real Madridi të mbetet në majën e futbollit evropian.
Ai la të kuptohet se afati kalimtar i verës mund të sjellë edhe emra të mëdhenj në “Santiago Bernabeu”.
Rikthimi i Mourinhos pritet ta hapë një kapitull të ri për klubin më të suksesshëm në historinë e Champions League, me objektivin e qartë për ta rikthyer dominimin në Spanjë dhe Evropë.
(Kosova Sot Online)
