Juve i ofron kontratë të re Chiellinit

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 14:42
Juve i ofron kontratë të re Chiellinit

Veterani i mbrojtjes aktualisht është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin. Ai pritet ta nënshkruajë kontratë njëvjeçare. Juventusi e ka bërë gati një kontratë të re për Giorgio Chiellinin. Mbrojtësi italian është lojtar i lirë pasi javë më parë i skadoi kontrata me “Zonjën e Vjetër”. Sidoqoftë, paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Kampionat Evropian kanë bërë që Juve t’ia ofrojë atij një kontratë të re njëvjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”. Përfaqësuesi italian duhet të pranojë megjithatë pagë më të ulët. Kontrata e re mund të nënshkruhet në ditët në vazhdim. 36 vjeçari ka dhënë kontribut të madh në sukseset e Juventusit në dekadën e fundit. 

(Kosova  Sot Online )