Kosova, me katër klube në Evropë

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 13:17
Kosova, me katër klube në Evropë

Prej edicionit 2022/23, Kosova do të përfaqësohet me katër klube në garat evropiane.

Aktualisht, nga vendi ynë, në Evropë marrin pjesë tri skuadra, një në Ligën e Kampionëve dhe dy në Conference League.

Mirëpo, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se nga viti 2022, futbolli kosovar do të përfaqësohet në Evropë me katër skuadra.

Pra, edicioni i ri i garave në futbollin kosovar do të dërgojë në garat evropiane kampionin, nënkampionin, skuadrën e pozitës së tretë në renditjen e Superligës si dhe fituesin e Kupës së Kosovës. Duke pasur parasysh se Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% kampionatit tonë do të jetë në garat evropiane”, ka shkruar i pari i futbollit kosovar. 

(Kosova Sot Online )