Agjenti i Bellerinit do të takohet me Interin

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 11:34
Agjenti i Bellerinit do të takohet me Interin

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin mund të bashkohet me Interin këtë verë, me agjentin e spanjollit që pritet të takojë Nerazzurrët në ditët në vijim.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Bellerin dhe Nahitan Nandez mund të bashkohen me Interin në huazim me mundësi blerje dhe Nerazzurrët janë në bisedime me Arsenalin dhe Cagliarin.

Interi ka një buxhet të vogël transferimi këtë verë, kështu që ata mund të nënshkruajnë vetëm lojtarë në huazim me mundësi blerjeje dhe Bellerin nuk bën përjashtim.

Sipas mediumit italian, agjenti i spanjollit pritet të zbarkojë në Milano në ditët në vijim dhe një takim me Interin është caktuar tashmë.

Të dy, Bellerin dhe Nandez mund të bashkohen me Interin, nëse Nerazzurrët arrijnë një marrëveshje me klubet e tyre, ndërsa lojtarët raportohet të kenë rënë dakord të transferohen në Giuseppe Meazza.

Transferimi i një mbrojtësi të ri të krahut të djathtë nga Interi vjen si shkak i largimit të Achraf Hakimit drejt Paris Saint-Germain për një shifër të raportuar deri në 71 milionë euro.

(Kosova Sot Online)