Juve synon t’ia vazhdojë karrierën Dybalas

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 20:50
Juve synon t’ia vazhdojë karrierën Dybalas

Juve synon t’ia vazhdojë karrierën Dybalas

Paulo Dybala mund ta vazhdojë karrierën në Juventus.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Antun do të takohet me drejtuesit e klubit Bardhezi për të diskutuar rreth kontratës së re.

Për këtë siguron “Goal.com”. Përfaqësuesi argjentinas i ka kaluar gjashtë vitet e fundit në fanellën e “Bianconeri”.

Ai ishte transferuar në Torino në vitin 2015 për 32 milionë euro nga Palermo.

Edhe pse ka oferta të ndryshme, lojtari mund ta vazhdojë qëndrimin në “Allianz Stadium”.

Viteve të fundit ai ishte pranë largimit nga Juve, por në fund qëndroi aty.


(Kosova Sot Online)