Ankohet francezja pas fitores së Gjakovës: S’e bëra asnjë gabim, dua ta shoh përsëritjen

  • A.P /
  • 26 korrik 2021 - 16:24
Ankohet francezja pas fitores së Gjakovës: S’e bëra asnjë gabim, dua ta shoh përsëritjen

Sarah Leoine Cysique, xhudistja franceze e cila humbi ndaj Nora Gjakovës në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, është ankuar ndaj ndarjes së drejtësisë që u bë në atë finale.

Nora triumfoi ndaj francezes në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë, të dytën për Kosovën në këto Lojëra Olimpike dhe të tretën në përgjithësi në Olimpiada, të gjitha në xhudo.

Finalja nuk zgjati shumë pasi një gabim trashanik i kushtoi francezes me diskualifikim dhe kosovares me fitore.

Pas duelit, francezja Cysiquen tha se s’bëri asgjë gabim dhe dëshiron të shohë përsëritjen për ta parë edhe njëherë si rrodhi situata.

“Unë kam nevojë për të parë fotografitë sepse nuk bëra asgjë keq. Unë madje mendova se ajo do të merrte shido kështu që u trondita kur gjyqtari ma drejtoi mua. Unë e respektoj vendimin, por unë dua të shoh veprimin përsëri” – tha ajo.

Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës me aftësitë e saj të njohura për të lëvizur shpejt nga krahu i majtë në të djathtin, Cysique e bëri një gabim të papritur që i kushtoi me titull olimpik. Në tentim për ta hedhur kosovaren, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.

Gjyqtari e ndali luftën dhe e kërkoi konfirmimin nga përsëritja dhe mbikëqyrësit. Gabimi i saj ishte i qartë dhe Cysique u diskualifikua. Një lëvizje e tillë është e ndaluar në xhudo për ta ruajtur mirëqenien e atletëve, pasi rënia me kokë në dysheme rrit rrezikun e lëndimeve të rënda

(Kosova Sot Online)