A i përdorin rrjetet sociale kampionet olimpike të Kosovës? Përgjigjet Federata e Xhudos

  • S.A /
  • 27 July 2021 - 16:40
A i përdorin rrjetet sociale kampionet olimpike të Kosovës? Përgjigjet Federata e Xhudos

Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka nuk kanë profile të vërteta në rrjetet sociale, Facebook e Instagram

Nuk dihet arsyeja pse ato nuk përdorin rrjetet sociale, teksa Federata e Xhudos njoftoi vetëm për pjesën që nuk kanë, përcjell. I vetmi prej tyre që përdor rrjetet sociale është Akil Gjakova.

Kujtojmë se në këto Lojëra Olimpike ekipi i xhudos “shpërtheu” me dy medalje të arta të fituara deri tash, nga Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Kështu, Kosova u bë me tri kampione olimpike në dy Olimpiadat që mori pjesë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FJudoKosova%2Fposts%2F4195509927223653&show_text=true&width=500#

(Kosova Sot Online )