Bayerni zyrtarisht heq dorë nga Koulibaly: “E kemi Upamecanon”

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 18:07
Bayerni zyrtarisht heq dorë nga Koulibaly: “E kemi Upamecanon”

Bayern Munich nuk është më i interesuar për Kalidou Koulibalyn.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic, në një prononcim për Radio Kiss Kiss, ka deklaruar se Bayerni nuk e ka kontaktuar asnjëherë Napolin për Koulibalyn.

Bayerni e ka blerë këtë verë 22-vjeçarin nga Leipzig, Dayot Upamecano dhe Salihamidzic thotë se ai mjafton dhe se skuadra është kompletuar.

“Nuk ka pasur kontakte me Napolin. Ne kemi blerë Upamecanon, tani jemi të kompletuar në mbrojtje”, tha ai.

Ish-lojtari i Juventusit gjithashtu foli për Lorenzo Insigne:

“Lorenzo është një lojtar që bën diferencën, por nuk e lejoj veten të hyj në çështje kontraktuale që nuk i njoh, mund të them që sot të gjitha klubet kanë probleme financiare. Por një si Lorenzo lëkund ekuilibrat”.

(Kosova Sot Online)