Drita ëndërroi, luftoi, por u eliminua me një gol të pranuar në minutën e 90-të

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 22:06
Drita ëndërroi, luftoi, por u eliminua me një gol të pranuar në minutën e 90-të

Drita është eliminuar nga Europa Conference League me kokën lart. Humbi 3-2 me rezultat të përgjitshëm nga Feynoord.

Pas 90 minutave fantastik në stadiumin “De Kuip”, Drita nuk ka mundur të qëndrojë, t’i bëjë ballë sulmeve të shumta duke u eliminuar nga Europa Conference League, pasi humbi në Holandë 3-2.

Drita e nisi keq ndeshjen.

Pas shtatë minutave lojë pranuan gol, shënoi Til.

Por, skuadra kosovare arriti të përmbysë gjithçka për katër minuta.

Simonovski në minutën e 12’ dhe Fazliu në atë të 16’ i shënuan dy gola të shpejtë Feynoordit, duke heshtur gjithë stadiumin.

(Kosova Sot Online)