Futbollisti që i shënoi tre gola Dritës: “Ishte një mbrëmje e çmendur…”

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 23:05
Futbollisti që i shënoi tre gola Dritës: “Ishte një mbrëmje e çmendur…”

Feyenoordi arriti sonte që më shumë vështirësi ta eliminoi Dritën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra holandeze mposhti “Intelektualët” me rezultatin 3-2, me golin e tretë të shënuar në minutën e 90-të.

Te Feyenoordi shkëlqeu sonte Guus Til, i cili shënoi të tre golat e fitores. Ai pas ndeshjes tha se ishte një natë e çmendur.

“Unë munda të shënoja pesë gola. Ishte një mbrëmje e çmendur. Si i humbem shanset tona sonte… Ne nuk ishim vigjilentë dhe duhet analizuar me kujdes. Duhet të përmirësohemi së shpejti, kjo është e sigurt. Për fat të mirë jemi kualifikuar, kjo është me rëndësi” – tha Til për “ESPN”.

Feyenoordi në raundin e tretë do të takohet me Luzernin.

(Kosova Sot Online)