Nora Gjakova: Kjo medalje është për juve

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 22:30
Nora Gjakova: Kjo medalje është për juve

Në sheshin “Zahir Pajaziti” para mijëra qytetarëve u pritën dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre, Driton Kukën.

Para popullit kosovar, Nora Gjakova tha se kjo medalje e artë olimpike është për popullin kosovar.

“Faleminderit krejt popullit të Kosovës që jeni kaq të mrekullushëm. Nuk besoj që ndonjë kampion olimpik tjetër është prit kaq ngrohtë. Ja ku jam këtu para popullit shqiptar me medalje olimpike. Kjo është për juve” – u shpreh Nora duke treguar me gisht kah medalje e artë që e fitoi me meritë të madhe. 

(Kosova Sot Online)