Spanja kualifikohet në finale të “Tokyo 2020”, përballet me Brazilin

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 16:10
Spanja kualifikohet në finale të “Tokyo 2020”, përballet me Brazilin

Spanja është finalisti i dytë në futboll në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Furia e Kuqe” në gjysmëfinale pati punë me nikoqirin e Olimpiadës, Japoninë, të cilën e mposhti vetëm pas vazhdimeve

90 minutat e rregullt përfunduan pa fitues dhe pa gola, teksa Marco Asensio e shënoi golin që vlen një medalje për Spanjën në minutën e 115-të të ndeshjes.

Kështu, në finale Spanja do të takohet me Brazilin, ekip ky që mposhti Meksikën pas ekzekutimit të penalltive disa orë më parë. 

(Kosova Sot Online)