Interi pret ofertat për Sanchezin?

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 14:36
Interi pret ofertat për Sanchezin?

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez nuk dëshiron që të largohet nga Interi, por Zikaltrit mund ta largojnë atë pa para nëse vjen ndonjë ofertë e duhur për të nga MLS

Tuttosport ka raportuar që Atlanta dhe Interi janë të interesuar për kilianin, i cili dëshiron që të mbetet në San Siro dhe të ftohet për të marrë pjesë në Botërorin Katar 2022.

Por, Interi, sipas gazetës, nuk e përjashton shitjen e tij dhe mund ta lë atë të largohet pa para për të kursyer edhe 18 milionë euro të tjera.

Dy skuadra të MLS raportohet se janë duke e kërkuar ish sulmuesin e Barcelonës, Arsenalit dhe Manchester United, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e vitit 2023.

Sanchez ka luajtur 70 ndeshje garuese para se t’i bashkohet Interit, duke shënuar 11 gola dhe bërë 18 asiste, por 32 vjeçarit nuk është më i dëshirueshëm në këtë skuadër. 

(Kosova Sot Online)