Newcastle blen Willock për 25 milionë funte nga Arsenali

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 19:06
Newcastle blen Willock për 25 milionë funte nga Arsenali

21 vjeçari kishte shënuar shtatë ndeshje radhazi në Premier Ligë sa ishte i huazuar të Magpies sezonin e kaluar

Newcastle e ka konfirmuar blerjen e plotë të mesfushorit Joe Willock nga Arsenali për një marrëveshje për 25 milionë funte.

21 vjeçari shkëlqeu për Magpies në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si lojtar i huazuar, duke shënuar tetë gola, derisa ju bashkua klubit në janar.

Willock tani ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me Newcastle dhe do ta bart fanellën me numër 28, ashtu si sezonin e kaluar.

“Jam tepër i lumtur që jam këtu”, tha Willock për faqen zyrtare të Newcastle. “Me ka pëlqyer koha e ime këtu sezonin e kaluar dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe tani jam lojtar i Newcastle United”.

“Largimi nga Arsenali sigurisht është një hap i madh dhe dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë në këtë klub, për tërë mbështetjen e tyre këto vite, por kjo është një lëvizje e duhur për një klub të duhur që vije në kohën e duhur”.

“Kisha mundësinë që të luaja para një numri të vogël të tifozëve të Newcastle sezonin e kaluar kurse tani mezi pres që të kënaqem para tyre në St. James Park”.

“Jam absolutisht i kënaqur që kemi arritur transferin kryesor tonin për këtë verë. Ne duhet të jemi të qetë dhe kërkues, por ia ka vlejtur pritja që ta kemi Joen përsëri bashkë në mesin tonë”, ka thënë në anën tjetër Steve Bruce për WIllock.

(Kosova Sot Online)