Milan arrin marrëveshje bazë me Bordeaux për Adli

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 21:06
Milan arrin marrëveshje bazë me Bordeaux për Adli

Milan ka arritur marrëveshje bazë me Girondins de Bordeaux për mesfushorin Yacine Adli për 10 milionë euro, përfshirë bonuset, raportojnë mediat në Itali

Sipas Calciomercato, dy klubet janë duke punuar në detale sot për ta përfunduar marrëveshjen.

Kuqezinjtë do të paguajnë 10 milionë euro, përfshirë edhe bonuset në bazë të paraqitjeve për talentin 21 vjeçar.

Ky nënshkrim u bë edhe më shumë i nevojshëm pas lajmit se Franck Kessie ka pësuar një lëndim muskulor, i cili do ta lë jashtë atë për disa javë.

Interes për Adli ka pasur po ashtu nga shumë klube si Lille, por Milano ishte gjithmonë favorit. Produkt i akademisë së të rinjve të PSG-së, Adli ju bashkua Bordeaux në janar të vitit 2019 për 5.5 milionë euro.

(Kosova Sot Online)