Het-trik nga Bruno Fernandes

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 15:21
 Het-trik nga Bruno Fernandes

Manchester United është duke e mposhtur 4-1 Leeds Unitedin në “Old Trafford”.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, mysafirët barazuan gjithçka me golin e Luke Ayling.

Por, kjo duket vetëm sa i irritoi vendasit që reaguan shpejt dhe shënuan tre herë.

Fillimisht Luke Ayling barazoi 1-1 në minutën e 48’.

Më pas, në atë të 52’ shënoi Mason Greenwood për 2-1.

Fernandes, që është në super formë në fillim sezoni, shënoi më pas dy herë, në minutat 54’ dhe  60’, për rezultatin e tanishëm 4-1,

(Kosova Sot Online)