PSG-ja e ka gati rrogën e majme për Pogban

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 14:53
 PSG-ja e ka gati rrogën e majme për Pogban

Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta transferuar Paul Pogban në “Parkun e Princave”. Gjiganti francez e ka bërë gati një ofertë marramendëse për yllin francez.

Sipas mediumit britanik “The Independent”, parisienët e kanë bërë gati një rrogë prej 705 mijë eurosh në javë për ish-futbollistin e Juventusit.

Mirëpo, një transferim i tillë me shumë gjasë do të realizohet vetëm vitin tjetër, kur Pogba do të jetë lojtar i lirë.

Ylli francez kërkohet edhe nga Real Madridi, por oferta e parisienëve duket të jetë e parefuzueshme.

Pogba nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin dhe do të largohet gjithsesi prej aty në fund të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)