Caktohen zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, do të përdoret edhe VAR-i

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 14:12
 Caktohen zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, do të përdoret edhe VAR-i

Janë caktuar zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të luhet të martën, me datë 17.08.2021, në ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”:

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Dardan Çaka, bashkë me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Për herë të parë në Kosovë do të përdoret edhe VAR-i në ndeshje zyrtare.

Gjyqtar i VAR-it do të jetë Visar Kastrati, që do të asistohet nga Elvis Bicaj.

Zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës mers Prishtinës dhe Llapit:

Gjyqtar kryesor: Dardan Çaka
Asistent i parë: Fatlum Berisha
Asistent i dytë: Bujar Selimaj
Gjyqtar i katërt: Mervan Bejtullahu
Gjyqtar i VAR-it (VAR): Visar Kastrati
Asistent i Gjyqtarit të VAR-it (AVAR): Elvis Bicaj
Vëzhguesi i gjyqtarëve: Malazog Hoxha
Delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja

(Kosova Sot Online)