Mourinho: Me kanë munguar mediat…

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 19:02
Mourinho: Me kanë munguar mediat…

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka qenë gjithmonë një fytyrë simpatike në konferencat për mediat, por ai ka bërë humor dhe buzëqeshur pasi që ka thënë se ka thyer rekord “duke mos dhënë intervista për 40 ditë me radhë”

Ish menaxheri i Interit, Manchester United dhe Tottenham erdhi në krye të skuadrës romake në Stadio Olimpico këtë verë duke e zëvendësuar Paulo Fonsecan dhe rikthyer në Serie A pas disa viteve.

Megjithatë, ai duke i kënaqur me ecurinë e stërvitjeve parasezonale dhe me afatin e transferove edhe më shumë.

“Po qesh për shkak se kam thyer rekord 40 ditorë pa intervista”, ka shkruar Mou në Instagram.

“Kohë e mahnitshme ku jam fokusuar në punë dhe kam harruar shokët e mijë nga mediat. Sot ishte dita…kur kisha intervistë me @officialasroma dhe ju mund ta shikoni nesër. Në të vërtetë nuk ka asgjë interesante në të ? I dua media, me kanë munguar shumë”.

Sezoni i Serie A fillon këtë vikend, kështu që ne do të shikojmë se sa gjatë do të jenë buzëqeshjet e tij para mediave të Italisë. 

(Kosova Sot Online)