Këto janë detajet e marrëveshjes se Abrahamit me Romën

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 23:13
Këto janë detajet e marrëveshjes se Abrahamit me Romën

Detalet financiare të transferit të Tammy Abraham te Roma janë 40 milionë euro plus bonuset si dhe klauzola e mundësisë që Chelsea ta riblejë atë për 80 milionë euro duke filluar nga viti 2023, por vetëm pesë milionë euro duhet të paguhen tani

23 vjeçari ka kryer testet mjekësore gjatë vikendit dhe ka nënshkruar kontratë, por ai është rikthyer në Londër për të përfunduar lojën e punës dhe vizës së punës.

Sipas Sky Sport Italia, detalet e marrëveshjes janë të komplikuar dhe janë të atilla që tregojnë se Giallorossi të mund ta paguajnë atë.

I tërë ky operacion do të kushtojë 40 milionë euro plus bonuset sipas paraqitjes.

Chelsea tani do të merre vetëm pesë milionë euro, 20 milionë deri në verën e vitit 2024 në pjesë të ndryshme dhe 15 milionë euro në fund të sezonit 2-24/25.

Skuadra e Premier Ligës ka mundësinë që ta blejë Abrahimin në vlerën e 80 milionë euro, por kjo është valide vetëm nga korriku i vitit 2023.

Anglezi do të këtë pagë prej 4.5 milionë neto në vit, por duke falënderuar sistemin italian në atë që të sjellin talent të huaj në vend, ai mund të fitojë deri në 5.8 milionë euro për Romën.

(Kosova Sot Online)