Ronaldo i ofrohet Manchester Cityt

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 11:37
Ronaldo i ofrohet Manchester Cityt

Cristiano Ronaldo i propozohet anglezëve të Manchester City. Ky është lajmi i madh i Corriere dello Sport  në Itali.

Gazeta italianë shkruan se Jorge Mendes është futur në lojë dhe po tenton transferimin e sulmuesit portugez të kampionët e Anglisë.

Mendes ua ka propozuar “Qytetarëve”, që do të kundërpërgjigjeshin ndaj PSG që mori Lionel Messin nga Barcelona.

Kalimi i Ronaldos në skuadrën e Pep Guardiola do ta rriste shumë imazhin e Manchester City.

Gjithsesi mbetet të shikohet nëse ata do ta blinin sulmuesin nga Juventusi. Deri më tani thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor për sulmin.


(Kosova Sot Online)