Varane: Doja një sfidë të re, ishte momenti për t’u larguar nga Reali

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 12:24
Varane: Doja një sfidë të re, ishte momenti për t’u larguar nga Reali

Raphael Varane thotë se ndjeu se më s’kishte se çfarë të ofronte në Real Madrid.

Sipas tij, ishte koha e duhur për një sfidë të re dhe ku ka më mirë se në Manchester United, thotë ai.

Varane u largua nga Reali pas 10 sezonesh.

“Ishte momenti u duhur për mua për shkak të shumë gjërave, është një sfidë e re për mua dhe motivim ekstra të luaj në një lig tjetër dhe në një klub si Manchester United”, tha ai.

“Kjo mundësi ishte fantastike, kështu që vendosa të ndryshoj për veten dhe familjen, që kanë ardhur me mua. Ju e ndjeni kur keni nevojë për diçka dhe ndjeva se ishte momenti i duhur për ndryshim”. 

(Kosova Sot Online)