Tottenham humbet në përballjen e parë më Paços të Portugalisë

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 22:47
Tottenham humbet në përballjen e parë më Paços të Portugalisë

Skuadra e Nuno Espirito Santo ka humbur sonte në Portugali me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencave. Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Lucas Silva në minutën e fundit të pjesës së parë

Tottenham Hotspur ka humbur me rezultat minimal kundër skuadrës portugeze, Paços Ferreira, në kuadër të ndeshjes se parë të play-offit në Konferencë Ligë.

 

Tottenham e dominoi pothuajse tërë pjesën e parë, por shumë pak rrezikuan portën e portierit Ferreira.

Por, një top i humbur i Tottenhamit në mesfushë në minutën e fundit të pjesës së parë bëri që ata të pësojnë gol nga një kundërsulm.

Santos përfitoi nga ky gabim i mesfushës së Tottenhamit për të shkuar përpara drejt sulmit. Ai bëri një pasim fenomenal për Lucas Silva, i cili nuk e pati problem që të shënoi në portën e Gollinit.

Në pjesën e dytë prapë ishte Tottenhami që dominoi me posedim.

Ata patën posedimin e topit 59 për qind por nuk arritën që të krijojnë shanse për shënimin e golave.

Se është kështu tregojnë edhe statistikat ku skuadra e Nunos nuk arriti që të godas asnjëherë brenda kornizave të portës për 90 minuta lojë, derisa portugezët patën tri goditje në portën e Gollinit, ku njëra përfundoi në rrjetë.

Tottenham e pret Paços Ferreira në ndeshjen e radhës në London Stadium dhe duhet që të punojë shumë nëse dëshiron që të kualifikohet në grupet të Konferencë Ligës.

(Kosova Sot Online)