Ancelotti kritikon ekipin për barazimin e djeshëm

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 16:52
Ancelotti kritikon ekipin për barazimin e djeshëm

Carlo Ancelotti ka kritikuar ekipin e tij për paraqitjen e dobët të Real Madridit ndaj Levantes në barazimin 3:3 të dielën mbrëma.

Trajneri italian zakonisht nuk kritikon ekipin e tij, por tregoi frustrimin në fund të ndeshjes.

“Ne duhet të përmirësojmë veten në mbrojtje. Kjo është diçka që varet nga secili. Në golin e dytë ishim tre kundër dy” – u shpreh Ancelotti.

Nacho Fernandez dhe Eder Militao kanë zëvendësuar Sergio Ramos dhe Raphael Varane në zemër të mbrojtjes, ndërsa David Alaba sapo ka mbërritur nga Bayern Munich dhe Dani Carvajal doli nga stoli për të bërë kthimin e tij të Dielën mbrëma pas katër muajsh jashtë lëndimit.


(Kosova Sot Online)