West Ham e mposht bindshëm Leicesterin, merr primatin në tabelë

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 23:48
West Ham e mposht bindshëm Leicesterin, merr primatin në tabelë

West Ham ka triumfuar ndaj Leicesterit me rezultat 4:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Premierligë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të kur Fornals realizoi pas asistimit të Benrahmas.

Leicesteri tentoi të barazonte rezultatin, por shpresat iu shuan pothuajse krejtësisht kur në minutën e 40-të Perez ndëshkohet direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Në pjesën e dytë Benrahma e dyfishoi epërsinë në minutën e 56-të, i asistuar nga Antonio.

Pak shpresë u ngjall tek ekipi i Brendan Rodgers kur Tielemans ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të, megjithatë 10 minuta më vonë Antonio riktheu epërsinë prej dy golave të “çekanëve”.

Antonio realizoi sërish në minutën e 84-të për epilogun e këtij takimi, West Ham 4, Leicester 1.

West Ham me këtë fitore merr primatin në tabelë pas dy xhirove me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpool, Brighton dhe Tottenham.

Në anën tjetër, Leicesteri bie në vendin e 12-të me tri pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)