A do t’ia bëjë “sefte” sonte Rashica me Norwichin?

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 17:37
A do t’ia bëjë “sefte” sonte Rashica me Norwichin?

Milot Rashica ende nuk e ka gjetur rrugën e golit tek ekipi i ri, Norwich City në Premierligën angleze.

“Kanarinat” kanë luajtur dy ndeshje ndaj dy pretendentëve për titull, Liverpoolit dhe Manchester Cityt dhe i kanë humbur të dyjat, teksa nuk kanë realizuar ende gol.

Ndërsa, sonte Norwichi luan në kuadër të EFL Cup ndaj ekipit të Bournemouth me fillim nga ora 20:00.

Milot Rashica pritet të përfshihet në skuadrën e Norwich për këtë ndeshje, teksa gjasat për të shënuar golin e parë zyrtar me ekipin anglez janë mjaft të mëdha.

Rashica luajti titullar në dy ndeshjet e para të Premierligës. Ndaj Liverpoolit ylli kosovar luajti 76 minuta, kurse ndaj Manchester Cityt ai luajti tërë ndeshjen.

(Kosova Sot Online)