Prezantohet Shaqiri: “Do të jap gjithçka, jam i gatshëm të ndihmoj Lyonin dhe të fitojmë trofe”

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 20:41
Prezantohet Shaqiri: “Do të jap gjithçka, jam i gatshëm të ndihmoj Lyonin dhe të fitojmë trofe”

Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyon. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Lyonin, deri më 30 qershor 2024

Shaqiri ka deklaruar se është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Peter Bosz dhe synon siç ka bërë në Gjermani dhe Angli, të fitojë trofe edhe në Francë.

Shaqa la Liverpoolin pas disa vitesh, pasi nuk arriti të thyejë treshen e sulmit, Salah-Firmino-Mane për një vend në formacion dhe nuk ishte zgjedhja e parë as nga stoli për Jurgen Kloppin.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Projekti i klubit është i shkëlqyeshëm. Me të vërtetë më pëlqen trajneri i ri, Peter Bosz. Ekipi ka potencial është klub që dëshiron të fitojë trofe”, tha Shaqiri.

(Kosova Sot Online)