Guardiola e konfirmon largimin nga Man City, synon të pushojë e më pas të drejtojë një Kombëtare

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 23:13
Guardiola e konfirmon largimin nga Man City, synon të pushojë e më pas të drejtojë një Kombëtare

Sezoni 2022/23 do të jetë i fundit për Pep Guardiolën në stolin e Manchester City.

Ai ka deklaruar se dëshiron të pushojë pas shtatë vitesh në Premierligë dhe më pas të drejtojë një Kombëtare.

Në edicionin 2022/23, Guardiola do t’i bëj shtatë vite në stolin e City.

“Hapi im i ardhshëm do të jetë drejtimi i një Kombëtareje, nëse do ta kem atë mundësi. Më duhet të bëj një pushim pas shtatë vitesh në Manchester City. Duhet të ndalem dhe të shikoj, të mësoj nga trajnerët e tjerë. Unë do të doja të stërvit në një Kampionat Evropian, një Copa América, një Kupë Bote”, deklaroi Pep.

Që nga viti 2009, kur mori drejtimin e Barcelonës, Guardiola ka pushuar vetëm një vit, kur u largua nga Barcelona dhe më pas mori drejtimin e Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online)