Puna e mençur e Realit, si i bëri gati 180 milionë euro për Mbappen

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 17:48
Puna e mençur e Realit, si i bëri gati 180 milionë euro për Mbappen

Real Madridi ka heshtur në tregun e transferimeve viteve të fundit.

Gjithçka duket se e kishte një arsye, Reali dëshironte të grumbullonte para të mjaftueshme për ta blerë të preferuarin, njërin prej më të mirëve në botë, Kylian Mbappen.

Sipas El Chiringuito, Reali ka fituar 180 milionë euro për Mbappen, aq sa ka vendosur të paguajë – nga shitja e pesë futbollistëve.

Varane është shitur në United për 50 milionë euro, vitin e kaluar Achraf në Inter për 45 milionë, Oscar në Sevilla për 15 milionë, Reguilon në Tottenham për 30 milionë dhe së fundmi Martin Odegaard në Arsenal për 40 milionë.

Shitja e tyre dhe mos blerja e futbollistëve viteve të fundit, ka bërë që Reali të grumbullojë 180 milionë euro dhe të paguajë për Mbappen, që nga shumë media botërore quhet si punë e kryer.


(Kosova Sot Online)