Ronaldo e preferon rikthimin në Man Utd, gati oferta dyvjeçare

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 15:59
Ronaldo e preferon rikthimin në Man Utd, gati oferta dyvjeçare

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United, duke i dhënë fund kështu spekulimeve për një transferim të mundshëm në Manchester City.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se ylli portugez i ka thënë menaxherit të tij, Jorge Mendes se është i hapur për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”.

Kështu, do të bëhej fjalë për një rikthim të pabesueshëm.

Sipas Romanos, kontrata do t’i sillet lojtarit në orët në vazhdim.

“Man Utd po diskuton me Cristianon dhe Mendesin deri në qershor të vitit 2023. Manchester City nuk ka bërë kurrë ofertë zyrtare për Ronaldon”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.

Ronaldo vendosi sot përfundimisht të ndahet me Juventusin pasi i kaloi dy vjet në “Allianz Stadium”.

36 vjeçari u përshëndet me shokët e skuadrës dhe u nis për një vend tjetër me aeroplan privat.

Ditëve të fundit flitej se ai do t’i bashkohet Manchester Cityt.

Por, së fundmi në garë për të është futur edhe ish-klubi i tij, Manchester United. 

(Kosova Sot Online)