Kahn: Klubi do ta mbrojë, por edhe Sane duhet të ketë vullnet

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 22:06
Kahn: Klubi do ta mbrojë, por edhe Sane duhet të ketë vullnet

Kur Bayern Munich e bleu nga Manchester City pak më shumë se një vit më parë dhe e ktheu në atdheun e tij, e gjithë bota e futbollit ngriti pikëpyetje për karrierën dhe ndikimin e mundshëm që mund të kishte në një ekip fitues. Leroy Sané, kuptohet qartë, ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Gjatë një sezoni me bavarezët, ish-i i Citizens shënoi 11 gola në 49 paraqitje, pa fituar kurrë duartrokitjet e publikut. E të mendosh se mesatarja e minutave të luajtur për ndeshje deri majin e kaluar ishte 59. Shumë pak për një lojtar të paguar rreth 50 milionë euro.

Tifozët e Bayernit e shigjetojnë, por klubi po e mbron, ose, të paktën, do ta bëjë këtë për sa kohë që ai merr sinjale pozitive nga sulmuesi. Oliver Kahn, tashmë CEO i bavarezëve, shpjegoi për “Kicker” se klubi do ta mbështesë, por me një kusht.

“Si klub, puna jonë është të bëjmë më të mirën në mënyrë që Leroy të luajë ashtu siç di te Bayerni. Por dëshira duhet të jetë e dyanshme. Vërshëllimat nuk janë një gjë e bukur, më kanë ndodhur edhe mua kur mbërrita te Bayerni. Leroy duhet t’i pranojë atë dhe t’i arkivojë.”

Fillimi i Sanesë sigurisht që nuk ishte ai që priste, por ai ka kohën dhe mbi të gjitha talentin në anën e tij. Thjesht duhet ta shfaqë, siç ka bërë në Angli.

(Kosova Sot Online)