Chelsea ngec në negociata për ta transferuar Saulin dhe Kounden

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 18:27
Chelsea ngec në negociata për ta transferuar Saulin dhe Kounden

Blutë e Londrës duket se nuk do të jenë në gjendje që të nënshkruajnë me këtë dyshe, edhe pse për ta ishin transferimet kyçe për këtë verë

Chelsea ende ka shpresë se do të arrijë për të transferuar sonte vonë mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez dhe mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

Pasi që kishin arritur marrëveshje personale me Saul, Atleti ka shtuar që në marrëveshje të futet obligimi për blerje për 26 vjeçarin, që është 40 milionë euro në fund të sezonit. Megjithatë, Chelsea ende ka shpresë për ta transferuar atë dhe mund ta plotësojë këtë kërkesë të tyre.

Në anën tjetër, në një konferencë për media në Sevillë, drejtori i klubit Monchi ka konfirmuar që Chelsea ka humbur një afat të rëndësishëm pasi që tani paga për klauzolën e Koundes është 80 milionë euro.

“Kounde mund të largohet para mesnatës nëse dikush e paguan klauzolën e tij, ne në këtë rast nuk kemi çfarë të bëjmë. Ai ka të njëjtën mundësi të largohet si tërë shokët e tij të skuadrës”, ka thënë Monchi.

“E vetmja ofertë që ka ardhur nga Chelsea për Kounden është të mërkurën e kaluar, rreth orës 5 të mbrëmjes për një shumë që ne nuk e kemi dashur. Lidhet me shitje të një lojtari të Chelsea. Ishte një shumë e mirë por nuk i ka plotësuar kriteret tonë”.

“Ne i jemi përgjigjur me një kundër ofertë e cila kishte afatin e fundi të premten, që do të na lejonte ne që të nënshkruajmë me një lojtar tjetër. Ata nuk kanë sjellë ofertë të re para të premtes. Klauzola e Koundes kurrë nuk është rritur në 90 milionë euro. Gjithmonë ka qenë 80 milionë euro”.

“Ne vendosëm se do të ishte mirë për Jules që mos të udhëtonte në Elche. Është normale për lojtarët që ndikohen nga lajmet e tilla. Vitin e kaluar për të ishte interesuar City, këtë vit Chelsea”.

(Kosova Sot Online)