Haaland përballë Van Dijk, kush do të fitojë sonte

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 20:02
Haaland përballë Van Dijk, kush do të fitojë sonte

Holanda ka udhëtuar për në Norvegji ku do të përballët me Kombëtaren e Norvegjisë

Do të jetë kjo një përballje ku tërë vëmendja do të jetë të njëri prej sulmuesve të rinj më të vlerësuar në botë, Erling Haaland dhe të mbrojtësi që konsiderohet më i miri në Europë, Virgil Van Dijk.

Van Dijk i mungoi portokallinjëve në Euro 2020, por që tashmë ai është rikthyer dhe ka pasur paraqitje të mira për Liverpoolin në Premier Ligë.

Pos Van Dijk sonte nga minuta e parë për Holandën ka startuar edhe Memphis Depay kurse për Norvegjinë edhe Martin Odegard, i sapotransferuar në Arsenal.

Holanda është në vendin e dytë në Grupin G, pas Turqisë e cila është në vendin e parë me 7 pikë dhe sonte luan kundër Malit të Zi që është në vendin e tretë me gjashtë pikë, sa Holanda.

Norvegjia në anën tjetër është në vendin e katër me 6 pikë po ashtu. Në këtë grup janë edhe Letonia dhe Gjibraltari që kanë një pikë përkatësisht zero pikë. 

(Kosova Sot Online)