Anglia synon fitoren e katër rresht në Grupin I kundër Hungarisë

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 20:52
Anglia synon fitoren e katër rresht në Grupin I kundër Hungarisë

Anglia ka udhëtuar sonte në Budapest ku do të përballet me Hungarinë në kuadër të ndeshjes së rrethit të katërt të kualifikimeve për Botërorin 2022

Anglia pati një sukses të madh në Euro 2022, ku arriti në finale por u mund në penallti pasi ndeshja e rregullt ishte e barabartë.

Harry Kane ka startuar që nga fillimi në këtë ndeshje ku në sulm partner do ta këtë: Grealish, Mount dhe Sterling.

Anglia ka fituar tri ndeshjet e para në këtë grup dhe është në vendin e parë me 9 pikë. Në këtë grup është edhe Shqipëria që është në vendin e tretë me gjashtë pikë.

(Kosova Sot Online)